Çfarë është lindja e parakohshme?

Lindja është procesi nëpër të cilin kalon trupi për të lindur fëmijën. Punët e rënda mund të çojnë në lindje të parakohshme. Lindja e parakohshme është kur fëmija juaj është i lindur herët, para javës  së 37-të të shtatzënisë. Fëmija juaj ka nevojë për rreth 40 javë në mitër që të rritet dhe të zhvillohet.

Foshnjat e lindura para javës së 37-të të shtatzënisë quhen të parakohshme. Foshnjat e parakohshme mund të kenë probleme serioze shëndetësore në lindje dhe më vonë në jetë. Rreth 1 në 10 foshnja lindin para kohe çdo vit në Shtetet e Bashkuara.

Cilat janë shenjat dhe simptomat e lindjes së parakohshme

Simptomat janë gjërat që ndieni tek vetvetja që të tjerët nuk mund ta shohin, si të kenë një dhimbje të fytit ose të keni marramendje. Mësoni shenjat dhe simptomat e lindjes së parakohshme, në mënyrë që të mund të merrni ndihmë shpejt nëse ato ju ndodhin. Nëse keni edhe një nga këto shenja dhe simptome të lindjes së parakohshme, telefononi menjëherë mjekun tuaj:

Ju keni pasur lindje të parakohshme edhe me herët. 

Ju jeni shtatzënë me binjakë, trinjakë ose më shumë.

Ju keni problem me mitrën ose qafën e mitrës tuaj ose keni pasur problem edhe me herët.

Faktorët mjekësor të rrezikut para shtatzënisë që ndikojnë në lindjen e parakohshme

Të qenit nën peshë dhe mbi peshë. Kjo mund të përfshijë edhe çrregullimin ne të ushqyerit si anorexia dhe bulimia.

Të pasurit një histori familjare me lindje të parakohshme. Kjo nënkupton se ndonjë anëtar i familjes tuaj si nëna, gjyshja apo motra kanë pasur lindje të parakohshme. Nëse ju jeni i lindur para kohe atëherë keni më shumë gjasa edhe ta lindni fëmijën tuaj para kohe.  

Të mbetesh shtatzënë menjëherë pas lindjes. Për shumicën e grave është e preferuar që të presin 18 muaj për të mbetur shtatzënë prapë. Bisedoni me mjekun tuaj për të caktuar kohën e duhur për shtatzëninë e radhës. 

Faktorët mjekësor të rrezikut gjatë shtatzënisë të cilat ndikojnë në lindje të parakohshme

Kushtet e ndryshme shëndetësore gjatë shtatzënisë që mund të rrisin rrezikun për lindje të parakohshme janë: 

Çrregullime të indit lidhës, si sindromat Ehlers-Danlos (i quajtur edhe EDS) dhe sindromi vaskular Ehlers-Danlos (i quajtur edhe vEDS). Ind lidhës është ind i cili rrethon dhe mbështet indet dhe organet e tjera. EDS mund të shkaktojë që nyjet të jenë të lirshme dhe të lehta për t'u zhvendosur; lëkura të jetë e hollë dhe lehtësisht e shtrirë dhe e dërmuar; dhe enët e gjakut të jenë të brishta dhe të vogla. Gjithashtu mund të ndikojë në mitrën dhe zorrët. vEDS është lloji më serioz i EDS sepse mund të shkaktojë prishjen e arterieve dhe organeve (si mitra). EDS dhe vEDS janë çrregullime gjenetike që mund të kalohen nga prindërit tek fëmija përmes gjeneve.

Pesha jo e duhur gjatë shtatzënisë. Kjo përfshin çrregullimet në të ushqyerit si: anoreksia dhe bulimia.

Gjakderdhje vaginale në tremujorin e tretë 

Dhuna në familje. Kjo ndodh kur partneri ju lëndon ose ju abuzon. Kjo përfshin abuzimin seksual, fizik dhe emocional.

Puna me orar të gjatë dhe të qëndruarit në këmbë për një kohë të gjatë.

Ekspozimi në ajr të ndotur, plumb, radioaktiviteti dhe kemikalet e pranishme në ngjyra, plastikë dhe duhan pirja e dorës së dytë. Duhan pirja e dorës së dytë është pirja e cigares së njëjtë nga dy persona.

Mosha si faktorë i rrezikut për lindje të parakohshme

Nëse ju jeni më e re se 17 vjeçe dhe më e vjetër se 35 vjeçe atëherë ka më shumë gjasa që ju mund të lindni para kohe. 

A mund të ulni rrezikun për lindje të parakohshme?

Po, ju mund të ulni rrezikun për të pasur një lindje të parakohshme. Disa faktorë të rrezikut ju nuk mund t’i ndryshoni si p.sh lindja e parakohshme në shtatzëninë e mëparshme mirëpo faktorët tjerë ju mund t’I ulni si p.sh ndërprerja e pirjes së duhanit.

Materiali është marrë nga March of Dimes

Category: Lindja

Ligjërata mbi temën Lindja

Ne ofrojmë ligjërata pa pagesë nëpër Kosovë në qendrat tona Klasat për Nëna (Qendrat Informuese për Shëndetin e Gruas).

Gjeni qendrën ligjëruese tuajën më të afërt këtu.

Ligjërata pa pagesë

Keni pyetje?

Pyetje specialistit