Cilat janë shenjat dhe simptomat e tjera të çrregullimit të spektrit të autizmit?

 

Cilat janë shenjat dhe simptomat e tjera të çrregullimit të spektrit të autizmit?

Një fëmijë me Çrregullimin e Spektrit të Autizmit mund të ketë sfida në komunikim, aftësi sociale dhe të sjelljes, duke përfshirë:

Sfidat e komunikimit

• Ka vonesa në të folur. Disa fëmijë me Çrregullimin e Spektrit të Autizmit ( ÇSA) nuk mund të flasin fare ose flasin shumë pak. Rreth 40 në 100 (40%) fëmijë me ÇSA nuk flasin aspak. Fëmijët e tjerë me ÇSA flasin mirë.

• Ka probleme duke folur me njerëz të tjerë, duke filluar një bisedë dhe duke ndarë nevojat e tij duke përdorur fjalë ose emocione tipike. Një fëmijë me ÇSA mund të flasë shumë për diçka që ai i pëlqen më tepër sesa të ketë një bisedë me një person tjetër.

• Nuk kupton shaka, ngacmime ose sarkazëm. Sarkazëm do të thotë të përdorësh fjalë të hidhura ose ngacmuese për të bërë shaka me dikë apo diçka.

• Përziejnë përemrat (thotë "ti" në vend të "unë"),

• Përsërit ose i bën jehonë fjalët ose frazat,

• Nuk duken të vetëdijshëm kur njerëzit flasin me ta, por i përgjigjen tingujve të tjerë,

• Flet me një zë të sheshtë, robotik ose flet duke ngritur zërin.

Sfidat sociale

• Shmang kontaktin me sy ose bën kontakt shumë pak me sy,

• Nuk i përgjigjet emrit të tij deri në moshën 12 muajsh,

• Nuk i përgjigjet buzëqeshjes së prindit ose shprehjeve të tjera të fytyrës, ose bën shprehje të fytyrës që nuk janë të përshtatshme,

• Nuk i shikon objektet kur dikush i tregon ato ose nuk i vë në dukje objektet për të treguar interes (si për shembull, duke treguar në një aeroplan që fluturon në qiell),

• Ka vështirësi në kuptimin e ndjenjave të njerëzve të tjerë si dhe ka vështirësi të flas për ndjenjat e tij,

• Është i interesuar për njerëzit, por nuk di të flasë, të luaj apo të lidhet me ta,

• Dëshiron të jetë vetëm ose të luaj vetëm, ka vështirësi në krijimin e miqve ose nuk ka ndonjë interes në njerëzit e tjerë,

Sfidat e sjelljes

• Nuk luan lojëra "pretendon" (si psh. të bëhet sikur ushqen një kukull), ose luan me pjesë të një lodre në vend të lodrës së tërë,

• Shqetësohet nga ndryshimet në rutinat, si për shembull, të bëjnë një ndalesë të paplanifikuar gjatë rrugës shkollë-shtëpi,

• Ka interesa ose sjellje të pazakonshme, si rreshtim i lodrave ose sendeve pa luajtur me ta ose duke u interesuar vërtet për pastruesit vakum,

• Tregon shume ndjeshmëri ose nuk tregon fare ndjeshmëri në atë se si gjërat shijojnë, tingëllojnë. 

Disa fëmijë me ÇSA duket sikur nuk ndjejnë dhimbje, nxehtësi apo të ftohtë, dhe disa nuk duan të mbahen, të përqafohen ose të preken. Të tjerët janë shumë të ndjeshëm ndaj tingujve të përditshëm dhe mbulojnë veshët e tyre ose fshihen nga tingujt. Disa fëmijë kanë nevojë për stimulim shtesë, siç janë përqafimet e forta ose ngushëllimi për t'u mbuluar nga një batanije e rëndë në shtrat.

• Është tepër i/e fokusuar në një gjë ose aktivitet dhe e bën aktivitetin shumë herë gjatë një dite

• Është shumë i/e interesuar për gjëra të caktuara, si numra, simbole ose subjekte të caktuara, dhe mban mend shumë informata për këto gjëra.

• Përsërit veprimet pa pushim si: përplasjen e duarve, duke tundur trupin e tij ose duke ecur në gishtërinj.

Sfida të tjera

• Është hiperaktiv (shumë aktiv) ose ka probleme në të qëndruarit ulur ose ka probleme në të përqendruarit.

• Është impulsiv (vepron pa menduar fillimisht).

• Nuk ka frikë nga gjërat e rrezikshme, por ka shumë frikë nga gjërat e padëmshme.

• Është i dhunshëm.

• Shpesh zemërimin e tij, si duke e goditur kokën ose duke e kafshuar veten.

• Ka zakone të ndryshme sa i përket ushqimit dhe gjumit. Disa fëmijë me Çrregullim të spektrit të autizmit mund të hanë vetëm disa ushqime. Të tjerë mund të duan të hanë gjëra jo ushqimore, si papastërtitë ose gurët. Ky lloj i problemit quhet pica. Pica është një çrregullim i të ushqyerit e cila ka të bëjë me ngrënien e gjërave jo ushqimore si: flokët, papastërtitë, shkumësat, ngjyrat, gomat, hirin etj 

Çfarë është monitorimi zhvillimor?

Në çdo vizitë të fëmijës, profesionisti shëndetësor i foshnjës tuaj kërkon nga ju ti njoftoni rreth procesit të zhvillimit ose problemeve dhe bisedon me ju për ndonjë shqetësim që mund të keni në lidhje me zhvillimin e fëmijës suaj. Kjo quhet monitorim ose mbikëqyrje zhvillimore. Profesionisti shëndetësor kontrollon fëmijën tuaj gjatë moshës shkollore dhe madje edhe më vonë në jetë, në qoftë se ai ka probleme me aftësitë sociale, të mësimit ose të sjelljes. Nëse fëmija juaj ka probleme që dalin gjatë monitorimit zhvillimor, ai/ajo ka nevojë për ekzaminim zhvillimor.

Çfarë është ekzaminimi zhvillimor?

Ekzaminimi zhvillimor është një test i shkurtër që kontrollon nëse një fëmijë po mëson aftësitë bazë ose ka vonesa. Gjatë këtij ekzaminimi, ofruesi i kujdesit shëndetësor i fëmijës tuaj bën një kontrollë të shkurtër për të parë shenja të problemeve. Gjatë ekzaminimit, profesionisti shëndetësor  mund t'ju bëjë disa pyetje si dhe mund të bisedojë dhe luan me fëmijën tuaj për të parë se si luan, mëson, flet, sillet dhe lëviz. Një vonesë në cilëndo nga këto fusha mund të jetë një shenjë e një problemi. Akademia Amerikane e Pediatrisë (AAP) rekomandon që të gjithë fëmijët të kontrollohen për vonesat zhvillimore dhe aftësitë e kufizuara gjatë vizitave të rregullta të fëmijëve në:

·         muajin e 9-të

·         muajin e 18-të

·         muajt 24 ose 30-të

Nëse ofruesi i kujdesit shëndetësor i fëmijës suaj nuk e bën këtë lloj ekzaminimi zhvillimor, ju mund t'i kërkoni ofruesit që të bëhet. Disa foshnje mund të kenë nevojë për kontrollë shtesë nëse ata janë në rrezik të lartë për probleme zhvillimore, sepse ato kanë lindur para kohe ose me peshë të vogël (më pak se 2 kg) ose për arsye të tjera, sikur të kenë një vëlla apo motër me ASD. Nëse ofruesi i kujdesit shëndetësor mendon se fëmija juaj mund të ketë ÇSA, ai/ajo ka nevojë për një vlerësim të plotë përpara se t’i bëhet një diagnozë.

Si diagnostikohet çrregullimi i spektrit të autizmit?

Ofruesit e ndryshëm të kujdesit shëndetësor vlerësojnë fëmijën tuaj për diagnostikimin e ÇSA.

Ofruesit e kujdesit shëndetësor përfshijnë:

• Pediatër- Ky është një profesionist që ka trajnime të posaçme në zhvillimin e fëmijës dhe në  kujdesin për fëmijët me nevoja të veçanta.

Neurolog i fëmijëve. Është një mjek që trajton trurin, palcën kurrizore dhe nervat tek fëmijët.

Psikiatër i fëmijëve ose psikolog i fëmijëve. Janë profesionistë të shëndetit mendor të cilët kanë trajnim të veçantë për t'u kujdesur për fëmijët me probleme emocionale ose mendore.

Terapist profesional. Është një specialist i cili i ndihmon njerëzit të mësojnë të kryejnë aktivitete të përditshme. Për fëmijët, kjo mund të jetë si larja e dhëmbëve, veshja, veshja e këpucëve ose të mësuarit për të përdorur një laps.

Fizioterapeuti. Është një specialist i cili krijon programe ushtrimi për të ndihmuar ndërtimin e forcës dhe ndihmën me lëvizjen.

Terapist i të folurit. Është një specialist i cili ndihmon njerëzit me probleme në të folur dhe  gjuhësore.

Për të vlerësuar fëmijën tuaj, ofruesit e kujdesit shëndetësor mund të:

• Bisedojnë me ju për shëndetin e fëmijës tuaj dhe historinë e zhvillimit

• Shikojnë lojën e fëmijës suaj dhe bashkëveprojnë me të

•Bëjnë një test fizik dhe testim të dëgjimit. Çdo fëmije me vonesë në të folur ose ÇSA duhet t’i bëhet një test dëgjimi.

• Kontrolloni aftësitë zhvillimore të fëmijës suaj, duke përfshirë aftësitë motorike (lëvizje), aftësitë gjuhësore, aftësitë sociale dhe aftësitë njohëse. Aftësitë motorike përfshijnë ecjen dhe shkrimin. Aftësitë njohëse janë të mësuarit, të menduarit dhe aftësitë për zgjidhjen e problemeve. Një fëmijë mund të ketë Çrregullim të spektrit të autizmit nëse aftësitë e tij sociale dhe gjuhësore janë shumë më të dobëta sesa aftësitë e saj motorike dhe njohëse.

• Vlerësoni aftësitë gjuhësore të fëmijës tuaj duke kontrolluar fjalorin, shqiptimin (mënyrën se si janë thënë fjalët) dhe si ajo ndjek rregullat shoqërore për gjuhën (si përdorimi i shprehjeve të fytyrës dhe kontakti me sy, ose duke u përfshirë në bisedë).

 

Ofruesit e fëmijës suaj mund të përdorin teste mjekësore për të parë nëse fëmija juaj ka një gjendje mjekësore me shenja ose simptoma që janë të ngjashme me ÇSA. Kjo përfshin:

• Testet gjenetike për të kontrolluar kushtet, si sindroma e brishtë X apo sindromi Rett. Sindroma Rett është një sëmundje e rrallë gjenetike që ndikon kryesisht tek vajzat dhe shkakton probleme në zhvillim dhe në sistemin nervor (truri, palca kurrizore dhe nervat).

• Teston për të kontrolluar nivelet e plumbit në gjakun e fëmijës suaj. Nivelet e larta të plumbit mund të shkaktojnë probleme serioze, si dëmtimi i trurit dhe vonesat në zhvillim.

• Elektroencefalogram (i quajtur edhe EEG) ose imazhe rezonancë magnetike (i quajtur edhe MRI). EEG regjistron aktivitetin elektrik në trurin e foshnjës. MRI është një pajisje mjekësore që jep një pamje të detajuar të brendësisë së trupit tuaj.

• Testi për kontrollimin e çrregullimeve metabolike. Këto janë kushtet shëndetësore që ndikojnë në metabolizmin e trupit të fëmijës. Metabolizmi është gërshetimi i reaksioneve kimike dhe atyre fizike që ndodhin në organizmin tonë, ose thënë më qartë, metabolizmi i shndërron kaloritë që marrim nga ushqimi në energji. Kjo mund të shkaktojnë paaftësi intelektuale dhe zhvillimore.

Si trajtohet çrregullimi i spektrit të autizmit?

Nuk ka kurë për Çrregullimin e spektrit të autizmit. Por disa fëmijë mund të kenë përmirësim nëse  trajtohen sa më parë. Përveç shërbimeve të ndërhyrjes së hershme, fëmijët me ÇSA mund të kenë nevojë për trajtime të tjera, duke përfshirë:

Medikamentet

Ndërsa medikamentet nuk mund të kurojnë ÇSA, disa medikamente mund të ndihmojnë disa fëmijë me ÇSA që të funksionojnë më mirë. Asnjë fëmijë me ÇSA nuk është i njëjtë, por bisedoni me ofruesin e kujdesit shëndetësor të fëmijës tuaj për të parë nëse ndonjë ilaç mund të ndihmojë fëmijën tuaj.

Sjelljet dhe mënyrat e trajtimit të komunikimit dhe terapitë

Analiza e sjelljes së aplikuar (e quajtur edhe ABA).

Kjo është një qasje e trajtimit që nxit sjelljet pozitive dhe dekurajon sjelljet negative për të ndihmuar një fëmijë të përmirësohet në aftësi të caktuara. Gjatë ABA, një trajner kërkon një fëmijë të bëjë diçka dhe merr një përgjigje (sjellje) nga fëmija. Nëse fëmija përgjigjet me sjelljen e duhur, ajo merr një shpërblim, si një lodër apo karamele. Ofruesit e kujdesit shëndetësor ndjekin dhe matin progresin e fëmijës. Ofruesit dhe terapistët në shumë shkolla dhe klinika përdorin ABA. Ka lloje të ndryshme ABA.

Dallimet zhvillimore, individuale, qasja e bazuar në marrëdhënie (e quajtur edhe DIR ose "floortime").

Kjo lloj terapie ndihmon një fëmijë të kuptojë ndjenjat dhe të krijojë marrëdhënie me kujdestarët. Gjithashtu fokusohet në atë se si një fëmijë merret me pamjet, tingujt dhe erërat. Kjo terapi bëhet në dysheme në nivelin e fëmijës. Fëmijët luajnë me terapistët dhe prindërit për të ndihmuar në zhvillimin e aftësive dhe marrëdhënieve të tyre.

Terapi profesionale. Kjo ndihmon një fëmijë të mësojë aftësi si veshja, ngrënia, pastrimi dhe lidhja me njerëzit.

Terapia e ndjesisë së integrimit. Kjo është një lloj terapie profesionale që ndihmon një fëmijë të merret me informacione ndijore, si pamje, tinguj dhe erë. Kjo mund të ndihmojë një fëmijë që shqetësohet nga tinguj të caktuar ose që nuk i pëlqen të preket. Gjithashtu mund të ndihmojë me problemet e ushqyerjes.

Terapia e të folurit. Kjo ndihmon një fëmijë të mësojë aftësitë e komunikimit, si të kuptuarit e gjuhës dhe të qenit në gjendje të shprehë veten përmes fjalës. Terapeutët shpesh përdorin tabela dhe gjeste për të ndihmuar një fëmijë të zhvillojë këto aftësi.

• Sistemi i shkëmbimit të fotografive (i quajtur edhe PECS). Kjo përdor fotot ose simbolet për të mësuar aftësitë e komunikimit. Fëmijët mësojnë të përdorin simbolet e fotografive për të pyetur dhe për t'u përgjigjur pyetjeve dhe për të pasur një bisedë.

• Trajtimi dhe edukimi i fëmijëve autik si dhe fëmijëve tjerë me probleme në komunikim (të quajtur edhe TEACCH). TEACCH përdor shenja vizuale për të mësuar aftësitë. Për shembull, kartat e fotografive mund të ndihmojnë mësimin e një fëmije për t'u veshur duke ofruar informacionin hap pas hapi.

Mjekësi plotësuese dhe alternative

Për të ndihmuar në administrimin ose lehtësimin e simptomave disa prindër dhe ofruesit e kujdesit shëndetësor të ÇSA përdorin trajtime të ndryshme nga ato që një pediatër zakonisht rekomandon. Këto quhen mjekësi plotësuese dhe alternative (të quajtur edhe Complementary and Alternative Medicine CAM).

Dietat speciale janë një lloj CAM për fëmijët me ÇSA, por nuk ka kërkime të mjaftueshme për t'i rekomanduar ato. Këto dieta janë të bazuara në idenë se alergjitë e ushqimit, ndjeshmëria e ushqimit ose mos marrja e mjaftueshme e vitaminave dhe mineraleve përmes ushqimit mund të shkaktojnë shenjat dhe simptomat e ÇSA. Një alergji ushqimore është kur ju keni një përgjigje anormale ndaj një ushqimi, sepse ajo shkakton sistemin imunitar të trupit tuaj. Simptomat e një alergjie të ushqimit mund të përfshijnë, skuqje, kruajtje ose ënjtje në gojën tuaj. Ndjeshmëria e ushqimit është kur nuk ndiheni mirë ose keni një reagim të vogël pas ngrënies së një ushqimi. Simptomat e ndjeshmërisë së ushqimit mund të përfshijnë dhimbje stomaku. Disa prindër mendojnë se ndryshimet në ushqim ndikojnë në sjelljen, veprimet dhe ndjenjat e fëmijëve të tyre.

Trajtimet e tjera CAM nuk janë studiuar dhe mund të jenë të rrezikshme. Para se të filloni ndonjë trajtim, bisedoni me ofruesin e kujdesit shëndetësor të fëmijës tuaj.

Çka e shkakton çrregullimin e spektrit të autizmit?

Ne nuk i dimë të gjitha shkaqet e ÇSA. Hulumtimet sugjerojnë që ÇSA mund të zhvillohet tek një fëmijë para, gjatë dhe menjëherë pas lindjes. Nevojiten më shumë kërkime mirëpo në këto gjëra mund të luajnë një rol:

Ndërlikimet e shtatzënisë. Disa kërkime tregojnë se mund të ketë një lidhje midis ÇSA dhe komplikacioneve të shtatzënisë që çojnë në lindje të ulët, lindje të parakohshme ose lindje cesareane/me operacion.

Marrja e barnave të caktuara si acid valproik ose thalidomid, gjatë shtatzënisë. Marrja e këtyre barnave gjatë shtatzënisë ka qenë e lidhur me një rrezik më të lartë për të patur një fëmijë me Çrregullim të spektrit të autizmit.

Mosha e prindërve. Fëmijët e lindur nga prindërit më të vjetër kanë më shumë gjasa të kenë ÇSA.

Gjenet e lidhura me Çrregullimin e spektrit të autizmit. Studiuesit po studiojnë një numër gjenesh që mund të lidhen me Çrregullimin e spektrit të autizmit. Një gjen është pjesë e qelizave të trupit tuaj që ruan udhëzimet për mënyrën se si rritet dhe punon trupi juaj. Gjenet kalojnë nga prindërit tek fëmijët. Fëmijët të cilët kanë një vëlla apo motër me ÇSA kanë më shumë gjasa të kenë ÇSA.

Gjendja gjenetike ose kromozomale. Një gjendje gjenetike është shkaktuar nga një gjen që është ndryshuar nga forma e tij e rregullt. Një gjen mund të ndryshojë më vete, ose gjeni i ndryshuar mund të kalojë nga prindërit tek fëmijët. Çrregullimi i spektrit të autizmit ndodh më shpesh tek fëmijët të cilët gjithashtu kanë kushte të caktuara gjenetike ose kromozomale, si sindroma e Fragile X ose skleroza tuberoze. 

A shkaktojnë vaksinimet çrregullim të spektrit të autizmit?

Jo. Vaksinoni foshnjën tuaj pasi që nuk shkakton autizëm. Ju mund të keni dëgjuar për vaksinat që përmbajnë “thimerosal”, një substancë kimike që përmban merkur. Hulumtimet tregojnë se vaksinat me thimerosal nuk shkaktojnë autizëm. Thimerosal nuk përdoret më në vaksina, përveç në disa vaksina kundër gripit.Nëse keni nevojë për më shumë informacion, bisedoni me ofruesin e kujdesit shëndetësor të foshnjës suaj.

Source:

https://www.marchofdimes.org/complications/autism-spectrum-disorder.aspx

 
 

 

 

Category: Vështirësitë

Ligjërata mbi temën Vështirësitë

Ne ofrojmë ligjërata pa pagesë nëpër Kosovë në qendrat tona Klasat për Nëna (Qendrat Informuese për Shëndetin e Gruas).

Gjeni qendrën ligjëruese tuajën më të afërt këtu.

Ligjërata pa pagesë

Keni pyetje?

Pyetje specialistit