Vajzë apo djalë: kush dhe çka e vendos?

A e keni ditur që babai e përcakton gjininë e foshnjës? Kjo nuk ka të bëjë me pozitat e seksit, vendin apo kohën.

Kur të vijë java e 18-të, ju duhet të jeni në gjendje të dini se a do të bëheni me vajzë apo djalë. Sperma e babait përcakton gjininë e fëmijës varësisht nëse ajo përmban kromozomin X apo Y. Në vezën e nënës tashmë është kromozomi X, kështu që gjinia e foshnjës përcaktohet nga kromozomi X apo Y i spermës së babait. Studimet tregojnë që gjasat që ju të keni vajzë apo djalë janë të trashëguara, që do të thotë se nëse babai ka shumë vëllezër gjasat janë më të mëdha që ai të ketë djem, përderisa nëse ka më shumë motra ai do të ketë më shumë gjasa që të ketë vajza. Ka shumë storie të gjërave që mund të bëni për të ngjizur vajzë apo djalë: pozicionet gjatë marrëdhënies seksuale (femra qëndron mbi apo shtrirë në njërën anë), vendet ku kryeni marrëdhënie, koha kur kryeni marrëdhënie (në ditët teke apo në mbrëmje), apo edhe ushqimet që ju apo burri juaj konsumoni (ushqime të njelmëta, guaca deti etj.) Por nuk ka asnjë dëshmi mjekësore që mund të vërtetojë se këto storie në realitet funksionojnë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Related Post

MitetMitet

Këtu poshtë i gjeni të renditura 10 mitet më të dëgjuara rreth Lindjes në Kosovë. Contents1 1. Coca-Cola dhe çokollata do të ndihmojnë në lindje. MIT!2 2. Shpërthimi i ujërave

Muaji i tetëMuaji i tetë

Si po ndryshon trupi im? Nëse shtatzënia juaj është e shëndoshë, pritni që dhimbjet të fillojnë vetvetiu. Nëse vendosni për një lindje të induktuar (të nxitur nga ju për tu

GubitakGubitak

Gubitak bebe, bilo tokom trudnoće ili prilikom porođaja je verovatno jedna od najgorih tragedija za bilo koju porodicu. Jako nam je žao zbog vašeg gubitka. Ukoliko je vaša beba umrla