Muaji i tetë

Si po ndryshon trupi im?

  • Nëse shtatzënia juaj është e shëndoshë, pritni që dhimbjet të fillojnë vetvetiu. Nëse vendosni për një lindje të induktuar (të nxitur nga ju për tu kryer para kohe) në një shtatzëni të shëndoshë, atëherë bisedoni me mjekun tuaj. Prisni deri sa ju jeni 39 javë shtatzënë. Jepini kohë foshnjës suaj që të zhvillohet para se të lindë.
  • Këtë muaj, ju mund të keni shtrëngime (kontraksione) më të forta të barkut.
  • Kulloshtra (sekretimi i parë nga gjëndrat e qumështit) mund të rrjedhë nga gjoksi juaj. Ky është një lëng që rrjedh nga gjiri para se qumështi të dalë. Vendosni mbrojtëse të pambukta në maje të gjirit për t’u mbrojtur nga mpiksja.
  • Mund të keni vështirësi në frymëmarrje pasi që foshnja bën presion në mushkëri. Merrni gjërat më ngadalë dhe mundohuni të uleni dhe të  qëndroni drejtë.
  • Foshnja juaj do të ngushtojë barkun tuaj. Mundohuni të hani katër apo pesë shujta të vogla gjatë ditës.
  • Ju duhet të shtoni në peshë rreth 500gr çdo javë gjatë këtij muaji.

Si po rritet foshnja ime?

  • Foshnja juaj godet fort dhe rrotullohet. Ju mund ta shihni formën e bërrylit dhe thembrës së foshnjës në barkun tuaj. Tregoni mjekut nëse keni vërejtur ndonjë ndryshim në lëvizjet e foshnjës suaj.
  • Truri dhe mushkëritë e foshnjës suaj janë ende duke u rritur.
  • Nga fundi i muajit të tetë, foshnja është rreth 46-48cm e gjatë dhe peshon rreth 1.8-2.3kg.
Teksti është marrë nga March of Dimes

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Related Post

MitetMitet

Këtu poshtë i gjeni të renditura 10 mitet më të dëgjuara rreth Lindjes në Kosovë. Contents1 1. Coca-Cola dhe çokollata do të ndihmojnë në lindje. MIT!2 2. Shpërthimi i ujërave